05 dhjetor 2009

Pellegrini: Ronaldo nuk është egoist

Real Madridi mposhti Almerian 4-2 në Bernabeu, por qendra e vëmendjes ishte penaltia e akorduar ndaj Ronaldos nga ku rrjedhi goli i Benzemas, dhe kartoni i tij i kuq.
Ronaldo do të mungoj në ndeshjen derbi me Valencian pasi që është i suspenduar, dhe Pellegrini duke folur pas ndeshjes për Marca tha:
“ Ai nuk ka problem me askë.”
“ Nuk ishte keq që ai e festoi golin. Është vështirë të mos jesh nervoz nëse e humb një penalti.”
“ Mendoj se Alvesh e preku, dhe ishte penalti e qartë.”
“ Hugo e mohon, por gjyqtari vendos.”
“ Kartonin e parë të verdhë e morri për shkak të fanelës, i dyti ka mundur të mos ndodhë.”
“ Ne kemi një takim të rëndësishëm. Nuk mendoj që ai e meriton ta humbas atë.”
“ Nuk e kam parë mirë, por mendoj se ai ka dashur ta marr topin kur e goditi lojtarin.”
“ Ne treguam se nuk lodhemi në 20 minutat e fundit.” Përfundoi Pellegrini.