20 dhjetor 2009

Pellegrini i kënaqur me fitoren 6-0 të Realit

Reali i Madridit mbrëmë ka shkatërruar Real Zaragozan me rezultat 6-0 në Bernabeu, gjë që i ka dhënë më shumë kurajë trajnerit të klubit mbretëror, Manuel Pellegrini.
Reali madje kaloi në epërsi të katërfishtë (4-0), pas 34 minutash falë dygolëshave të Gonzalo Higuain dhe Rafael van der Vaart. Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema, i cili festoi ditëlindjen e 22-të, po ashtu u shënuan në listën e golashënuesve në pjesën e dytë.
“Ne duhet ta bëjmë këtë vazhdimisht. Luajtëm 90 minuta të qëndrueshme, me intensitet. Ruajtëm sigurinë tonë në mbrojtje dhe u munduam të shënojmë sa më shumë gola. Tash duhet ta ruajmë këtë edhe për pjesën tjetër të ligës”, ka thënë Pellegrinin pas takimit.