20 dhjetor 2009

Messi: Arritjet e Barcelonës nuk mund ti përsëris askush

Lionel Messi ishte i lumtur pasi u shpall futbollisti më i mirë i botërorit të klubeve, dhe pas finales dramatike, ai foli për atë se çfarë arriti Barca në vitin 2009.
Barcelona fitoi gjithçka që pati mundësi këtë vit, dhe Lionel Messi beson se ky sukses vështirë mund të përsëritet.
Duke folur për Marca pas ndeshjes ai tha:
“ Ne ende nuk kemi realizuar atë çfarë kemi bërë.”
“ Këtë sukses vështirë mund ta përsërisin ekipet tjera.”
“ Ishte tejet e komplikuar, sepse Estudiantes ka shumë lojtarë kualitativ.”
“ Ata janë tepër të organizuar dhe luajnë shumë shpejtë.”
Kjo nuk është e tëra. Messi u shpall dhe futbollisti më i mirë i botërorit të klubeve duke fituar topin e artë të kësaj gare.
Topin e argjendtë e morri Juan Sebastian Veron që ishte motorri i argjentinasve përkundër moshës së tij (34).
Xavi është ndarë i kënaqur me topin e bronztë.