26 dhjetor 2009

Miccoli fton Amaurin te Palermo

Sulmuesi i Palermos, Fabrizio Miccoli, ka kërkuar nga ish-bashkëlojtari i tij Amauri, që ta braktisë Juventusin dhe të kthehet te sicilianët.

“Amauri? Gjithmonë ka vend për të te Palermo. Personalisht do ta ktheja, sepse ai është një lojtar shumë i fortë”.

“Më vjen keq që po e shoh Amaurin në këtë situatë, sepse ai është një kampion”, ka thënë Miccoli për Sky Sport Italia.