26 dhjetor 2009

Kaka, lojtari kryesor i Realit sipas Alonsos

Mesfushori i Real Madridit, Xabi Alonso, beson se bashkëlojtari i tij Kaka, mund të jetë lojtari kryesor, i cili do t’u ndihmojë Mbretërve që t’i konkurrojnë seriozisht Barcelonës për titull.
“Jemi përmirësuar dukshëm që nga ajo ndeshje (kundër Barcelonës, kur Reali u mposht me rezultat minimal)”.
“Mendoj se mund ta kombinojmë stilin tonë të futbollit për të krijuar paraqitje edhe më destabilizuese kundrejt Barcelonës”.
“Kaka? Nga pozita e tij, ai mund ta bëjë këtë skuadër të luajë edhe më mirë”, ka thënë spanjolli për Marca.