22 dhjetor 2009

Messi: Ndoshta në Argjentinë nuk më shohin...

Megjithëse i fitoi të gjithë trofetë e mundshëm këtë stinor, për argjentinasit, talenti i Barçës nuk ka qenë asnjëherë vendimtar për Kombëtaren. 22 vjeçari i lindur në Rosario (“Topi i Artë 2009” dhe së shpejti “FIFA World Player 2009”) ka shënuar në të gjitha finalet e veprimtarive që fitoi me Barcelonën. E fundit ishte Kupa e Botës për klube, ku mposhti Estudiantesin 2:1. Pas finales, një grup të rinjsh dolën në rrugët e vendlindjes së Mesit, duke protestuar kundër tij. Gjithashtu, në një sondazh të zhvilluar nga një radio lokale mbi personalitetin nga Rosario më të suksesshëm të vitit (nga të gjitha fushat, jo vetëm nga sporti), Lionel Mesi ka zënë vetëm vendin e katërt. I pari u rendit Marselo Bielsa, që e kualifikoi Kilin në Kampionatin Botëror. Menjëherë ka ardhur reagimi i sulmuesit 22-vjeçar: “Ndoshta në Argjentinë nuk më shohin si një prej tyre, sepse nuk kam luajtur kurrë atje, ose sepse nuk më kanë parë të rritem. Por më bezdis fakti që mendojnë se nuk e ndiej fanellën e Kombëtares. Fati më çoi në Barcelonë, por që kur isha i vogël, ëndërroja të vishja këtë fanellë".