22 dhjetor 2009

Podolski ëndërron Barçën

Edhe pse nuk ka shënuar gol mbi një mijë minuta në fanellën e skuadrës së tij Koln, sulmuesi gjerman Lukas Podolski, ka thënë se ëndërr e tij është që në të ardhmen ta vesh fanellën e Barcelonës.
“Koln është maksimumi për mua, por unë jam simpatizues i madh i Barcelonës. Në futboll gjithçka është e mundshme. ëndërr e imja është që ta veshi fanellën e klubit katalunas”, u shpreh ish futbollisti i Bayern Munchen, njëkohësisht përfaqësues gjerman.