22 dhjetor 2009

Messi: La Liga më e fuqishme se Liga Premier

Lojtari më i Mirë i Vitit në Botë, tash edhe zyrtarisht, Lionel Messi, thotë se Liga Premier tashmë është lënë anash nga La Liga.
Të gjithë pesë kandidatët për çmimin e Lojtarit më të Mirë të Vitit të dhënë nga FIFA ishin pjesë e kampionatit spanjoll.
“Ardhja e Cristiano Ronaldo dhe Kaka në Real, e ka bërë ligën spanjolle më të fuqishme se ajo angleze. Lojtarët dëshirojnë të vijnë në Spanjë”.
“Por, ne duhet të pranojmë se janë klubet angleze ata të cilët kanë arritur shkallët më të vonshme të Ligës së Kampionëve së fundit”, ka thënë Messi.