22 dhjetor 2009

Cannavaro kërkon më shumë nga lojtarët e Juves

Mbrojtësi i Juventusit, Fabio Cannavaro, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të ‘japin më shumë’, derisa biankonerët dështojnë të dalin nga kriza aktuale.

Pesë humbje në gjashtë ndeshje rezultuan me eliminim nga Liga e Kampionëve dhe me ngecje prej nëntë pikës ndaj Interit në Serie A.

“Rezultatet gjatë muajve të fundit kanë qenë të pakta. Duhet të punojmë më shumë. Secili prej nesh duhet të japë diçka më shumë se sa kemi dhënë deri tash. Për më shumë, kemi disa lojtarë të lënduar të cilët ende pritet të vijnë”, ka thënë Cannavaro.