11 dhjetor 2009

Essien, katër javë jashtë fushës

Mesfushori i Chelseas, Michael Essien do të qëndrojë jashtë fushës për tre deri katër javë për shkak të një lëndimi në gju, që e pësoi kundër Apoel Nicosia.
Essien 27 vjeç ishte zëvendësuar gjatë pjesës së parë të barazimit 2-2 në ndeshjen e Ligës së Kampionëve të martën në Stamford Bridge pasi shënoi golin e barazimit nga mbi 20 metra distancë.
Kontrollimet mjekësore të mërkurën kanë bërë të ditur se lëndimi është më i rëndë sesa mendohej fillimisht.