11 dhjetor 2009

Napoli pas D’Agostinos

Sipas uebfaqes Tuttomercatoweb, Napoli planifikon të paraqesë ofertë për mesfushorin e Udineses, Gaetano D’Agostino gjatë afatit kalimtar të janarit.
27 vjeçari ishte në prag të largimit nga Udinese gjatë verës së shkuar por transferimi në Juventus dështoi pasi Bianconerët nuk përmbushën kërkesat financiare të klubit nga Friuli.
Tani, Napoli është i interesuar për reprezentuesin italian ndërsa spekulohet se mund të ofrojnë mesfushorin Luca Cigarini si pjesë e ofertës së tyre për D’Agostinon.