26 dhjetor 2009

Mancini premton pesë tituj

Trajneri i ri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është shprehur ‘në stilin e Jose Mourinhos’- duke thënë se planifikon të fitojë pesë tituj të Ligës Premier me ‘pasanikët’.
Ish-trajneri i Interit do të debutojë në stolin e Cityt në ndeshjen e të shtunës kundër Stoke Cityt, ndërsa ambiciet e tija janë të mëdha.
“Shpresoj që kur të largohem, do ta lë klubin me pesë tituj të Ligës dhe katër kupa”.
“Qëllimi i këtij sezoni është top-katërshja. Sezonin e ardhshëm duam të jemi të parët në Ligën Premier”, citohet Mancini nga The Sun.