26 dhjetor 2009

Juventus bën ofertë të re për Rafinhan

Juventusi thuhet të jetë pranë bërjes së një oferte të re prej mbi 12 milion eurosh për mbrojtësin e krahut të djathtë të Schalkes Rafinha, lojtar të cilin bianconerët e kërkojnë një kohë të gjatë.

24 vjeçari, i cili nënshkroi për klubin nga Gelsenkirchen më 2005, thuhet të jetë pranë Juventusit, për shkak të Rafinha nuk është duke kaluar ditët më të mira në Gjermani.

Rafinha më herët kishte shprehur dëshirën e tij për një sfidë të re, me Juventusin dhe Real Madridin në kërkim të tij.

Sidoqoftë, kontrata e Rafinhas skadon pas dy vitesh, dhe me interesimin aktual nga klubet rreth e përçark Europës, mendohet se Schalke nuk do ta lë të shkoj për një çmim aq të lirë.

12 milion euro pritet të jetë shuma për të hyrë në negociata, se cili do të jetë fundi, do të mësohet pas disa javësh.