18 dhjetor 2009

Manchester United kërkon hakmarrje ndaj AC Milan

Përballja e Manchester United me AC Milan ishte njëra nga ndeshjet e caktuar të shortit i cili u tërheq sot. Drejtori për media,Phil Townsend ka pranuar se ekipi nga Old Trafford kërkon ta merr hakun ndaj gjigantëve të Serie A.
“Do të jetë fantastike”,deklaroi Townsend pas tërheqjes së shortit.“Çdo kush do të jetë i kënaqur”.
“Është një lidhje e shkëlqyer dhe fansat do të gëzohen shumë”.
“Forma si mysafir do të jetë mjaft e rëndësishme.Është mirë të dish se çfarë do të bësh kur të kthehesh në Old Trafford dhe ne do të përpiqemi ta bëjmë atë që i kemi bërë Interit vitin e kaluar”.
Duke folur për njërin nga ish-lojtarët e Ferguson i cili ishte rritur në Angli [ David Beckham ], Townsend tha: “ Ai do të ketë pritje të mirë”.
“Ai ishte lojtar i njohur dhe po ashtu shërbyes i madh i klubit”.