18 dhjetor 2009

Van Gaal : Fiorentina është e fortë

Paraqitja e mirë e italianëve në fazën grupore ka trullosur edhe menaxherin e Bayern Munchen Louis Van Gaal, por ai beson se klubi i tij është i aftë të fitojë këtë përballje.
Trajneri i Bayern Munchen Louis Van Gaal duket se ka besim në ekipin e tij , duke shpresuar në një kualifikim për në fazën tjetër të Champions League.
“Unë jam i kënaqur, shorti mund të ketë qenë shumë më keq. Fiorentina është një ekip tipik Italian, të organizuar mirë, me një trajner të mirë dhe me një lojtar të klasit të lartë Adrian Mutu, “ tha trajneri për faqen zyrtare të klubit.
“Ne jemi një klub i fortë për këtë dëshmon më mirë edhe fitorja kundër Juventus me një rezultat të lartë 4-1, gjë që na mundësoi edhe kalimin për në fazën tjetër të Champion League. “