17 dhjetor 2009

Karraro: E kam ndihmuar Lacion

Në Napoli vazhdon gjyqi për skandalin e futbollit italian “Calciopoli” dhe ka qenë radha e ish-presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Franko Karraro për të dëshmuar: “Lotito kishte patur disa arbitrime që e kishin dëmtuar dhe situata në Romë po fillonte të bëhej shqetësuese.
Kam ndërhyrë për t’i bërë thirrje arbitrave që të tregoheshin më të kujdesshëm”. Në lidhje me marrëdhënien me Moxhin dhe në veçanti për disa telefonata ku është folur për Marçelo Lipin, Karraro ka shpjeguar: “Që Moxhi ishte një ekspert futbolli dhe kishte një marrëdhënie të mirë me Lipin nuk kishte dyshime. Kam kërkuar vetëm një mendim”.