17 dhjetor 2009

Anxhelini, gati sulmi final për Romën

“Anxhelini është përgatitur për sulmin final, që do të zhvillohet shumë shpejt dhe duhet saktësuar që nuk do të jetë një sulm që do të kalojë nga Bursa”, por ka shumë mundësi që të jetë një “ofertë formale për Italpetrolin, ku do të jetë i pëfshirë çmimi dhe detaje të tjera”, ka bërë të ditur stafi i biznesmenit roman që po përfundon planin e tij për të blerë klubin verdhekuq. Hipoteza është ajo për të krijuar një grup me biznesmenë të tjerë romanë. Ndërkohë Këshilli Administrativ i Romës ka miratuar rinovimin e kontratës së Françesko Totit deri në vitin 2014-të. Në ditët në vazhdim do të bëhet edhe zyrtarizimi.