15 dhjetor 2009

Kalaxe drejt largimit, e pret Zeniti ose Dinamo e Kievit

Pas dhjetë vitesh në ekipin kuqezi, mbrojtësi gjeorgjian i Milanit, Kakaber Kalaxe, mund të largohet që në merkaton e janarit. Destinacioni, Zeniti ose Dinamo e Kievit.Nëse do të shkojë tek Dinamo e Kievit, atëherë për Kalaxen ky do të ishte një rikthim në shtëpi, pasi kampionët e Ukrainës janë ekipi ku ai u shfaq në arenën ndërkombëtare dhe me të cilin shënoi golin e parë në “San Siro” në një miqësore në vitin 1999.
Gjithashtu, i mundur është edhe një kalim tek Zeniti i Shën Petërburgut, duke pasur parasysh faktin që trajneri i ri i kësaj skuadre është Liçiano Spaleti. Në vend të Kalaxes, drejtuesit e Milanit kanë piketuar Astorin e Kaljarit.
Ndërkohë, për sulmin, dy janë alternativat e mundshme: Pandev dhe Di Natale, i cili tashmë i ka prishur marrëdhëniet me Udinezen. Po ashtu, mbetet edhe alternativa Krasiç. Për serbin ka mundësi të bëhet një ofertë konkrete në merkaton e verës në qershor.