01 dhjetor 2009

Juve, nëse ikën Ferrara, vjen Xhentile

Klubi bardhezi është vënë në lëvizje për të mos u gjendur i papërgatitur në rast se Juventusi eliminohet nga Liga e Kampionëve, çka do të sillte edhe largimin e Ferrarës.
Prandaj kanë filluar të qarkullojnë emrat parë që mund të ulen në stolin bardhezi. Klaudio Xhentile, lavdia e vjetër e “Zonjës” dhe ish-trajneri i Kombëtares italiane U-21 deri në vitin 2006, duket se është alternativa më e mundshme, e propozuar si gjithmonë nga Marçelo Lipi.

Gjithashtu, përmenden edhe Gus Hidink dhe Roberto Mançini, megjithëse kanë më pak gjasa. Përsa i përket vetë Lipit, duket se nuk ka ndërmend të përsërisë rastin e Arrigo Sakit, që në vitin 1996 la drejtimin e Kombëtares, për t’u ulur në stolin e Milanit.