01 dhjetor 2009

Corinthians “Galacticos”

Pas Ronaldos dhe në pritje të Roberto Carlos, Corinthians llogarit në argjentinasin Juan Roman Riquelme për ta rrëmbyer Coppa Libertadores 2010, objektiv i madh i presidentit Andrés Sanchez për ta festuar 100 vjetorin e formimit të klubit.
Këta zëra arrijnë nga Amerika e Jugut. Sipas të përditshmes spanjolle AS, objektiv i klubit Timao do të ishte që ta formojë një ekip të modelit “Galacticos” së Real Madrid, një skuadër përplot yje, të dobishëm në fushë dhe për marketing.