22 dhjetor 2009

Johan Krujf, krenar për Guardiolën

Ish-legjenda e Barcelonës, Johan Krujf, ka përgëzuar trajnerin katalanas, Pep Guardiola, për arritjet mbresëlënëse në këtë sezon.Sipas ish-yllit hollandez, Guardiola ka shkruar një kapitull të ri në historinë e klubit si trajner. “Nuk janë vetëm rezultatet, por edhe mënyra se si fiton. Barcelona e Guardiolës prodhon gjithmonë futboll të bukur”, tha Krujf për sportiven spanjolle “Marca”.
Johan Krujf është deri tani trajnrei më i suksesshëm në historinë e Bacelonës, e cila, në kohën kur ai ishte në krye të stolit blaugrana, arriti të fitojë 11 tituj. Hollandezi ka vlerësuar edhe faktin që trajneri aktual i katalanasve arriti të sjellë një trofe që i mungonte klubit prej më tepër se 100 vitesh, siç është Kupa e Botës për klube.