18 dhjetor 2009

Jean Louis Triaud: Olympiacos duhet të jetë i kënaqur me shortin

Presidenti i Girondins de Bordeaux,Jean Louis Triaud duket se është i kënaqur me tërheqjen e shortit i cili për ekipin e tij kundërshtar e solli Olympiacos-in.
Shefi i Les Girondins’ tha se ai dëshironte të evitonte Interin i cili përfundoi pas Barcës në grupin F.
“Deshëm ta evitonim Interin dhe kjo tashmë u bë,”deklaroi Triaud për agjencinë e lajmeve AFP.
“Olympiacos?Nuk di se çfarë të them.Ata duhet të jenë të lumtur me shortin gjithashtu sepse ne nuk jemi mega-ekip edhe pse arritëm deri këtu”.
“Shorti është i favorshëm dhe do të ishte mjaft e rëndësishme të fitonim në dy ndeshje sepse në kët fazë pikët janë të rëndësishme”.
Bordeaux shfaqi formë impresive në fazat e grupeve duke fituar pesë ndeshje dhe duke arritur e para në grupin A. Ata definitivisht ishin më të mirë se Juventusi dhe Bayern Munich.