18 dhjetor 2009

Skuadrat Spanjolle me fat pas shortit të Ligës së Kampionëve

Skuadrat Spanjolle kanë patur fat të madh në shortin e sivjetmë pasi që shmangën disa ekipe të kategorisë së rëndë.
Real Madridi, Barcelona dhe Sevilla ndjehen të kënaqura me fatin që i ka përcjellur në shortin e sotëm të raundit të 1/16. Të trija klubet spanjolle kanë shmangur skuadrat më të frikshme nga Italia, dhe kanë shortuar outsiderët.
Ekipet të cilat skudrat spanjolle dëshironin ti shmangeshin, janë kapluar te skuadrat angleze, në super duelet, Inter – Chelsea dhe Milan Manchester United.
Këtë vit, do të ketë ndryshim në sistemin e kësaj faze të kësaj gare.
Qdo ditë të martës ose të së mërkurës do të luhen nga dy ndeshje respektive.
Kështu, më 16-17 dhe 23-24 Shkurt zhvillohen takimet e para kurse ato kthyese luhen më 9-10 dhe 16-17 Mars.