07 dhjetor 2009

Ibrahimovic : Topin e Artë e meritojnë të gjithë lojtarët e Barcelonës

Zlatan Ibrahimovic përgëzoi partnerin e tij të sulmit Lionel Messin, për pranimin e Topit të Artë por ai shtoi se secili lojtar i Barcelonës do e kishte merituar.
“ Unë do ti jipja të gjithë lojtarëve të Barcelonës Topin e Artë pasi që është vështirë të fitosh tre tituj.”
“ Unë ndjehem më i lirë tani, por mund të rris formën dhe të luaj më mirë se tani.”
“ Kam patur lëndime që më privuan të jem 100% i gatshëm, por kur mund të luaj një muaj të tërë pa lëndime, atëherë do të bisedojmë më ndryshe.”
“ Kur luan me lojtarët e Barcelonës, ata janë të aftë të krijojnë aq shumë raste sa që duhet të shikosh ti shfrytëzosh në maksimum.”
“ I Falemnderit atyre, çdo gjë do është mirë sepse ata më ndihmojnë shumë çdo ditë.” Përfundoi Ibra.
Ibrahimovic është golashënuesi më i mirë i Barcelonës me 10 gola, një më shumë se Messi, dhe një më pak se golashënuesi më i mirë në La Liga, David Villa.