08 dhjetor 2009

Ibrahimovic: Do të bëhem edhe më i mirë

Sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic, thotë se ai nuk e ka arritur ende formën më të mirë të tij në klubin spanjoll.
Suedezi thotë se ai mund të japë shumë më shumë për ekipin e tij të ri, pavarësisht se ka marrë shumë lëvdata për golin e fitores kundër Real Madridit javën e kaluar.
“Mund të luaj shumë më mirë se sa luaj tash. Mund të përmirësohem. Kur kam shumë vetëbesim, ndjehem më komfort dhe jam në gjendje të luaj më mirë. Kam pasur lëndime të cilat më kanë penguar nga të qenit 100% i gatshëm. Kur të kaloj një muaj pa lëndime, gjërat do të bëhem më mirë”, ka thënë Ibrahimovic.