08 dhjetor 2009

Vermaelen: Arshavin mund të luajë si sulmues

Mbrojtësi i Arsenalit, Thomas Vermaelen, thotë se Robin van Persie është një sulmues shumë i mirë dhe se mungesa e tij do të ndjehet te topçinjtë, por Andrey Arshavin mund të jetë një opsion për ta zëvendësuar.
Arshavin shkëlqeu në sulm në takimin kundër Stoke Cityt, derisa menaxheri Arsene Wenger është në kërkim të një zgjidhje në mungesë të sulmuesit të lënduar Robin van Persie.
“Robin është një sulmues shumë i mirë dhe neve do të na mungojë ai shumë. Por ne kemi edhe sulmues të tjerë me mjaft kualitete për të luajtur këtu”, ka thënë belgu, i cili shpreson se Arshavin është personi i cili mund të zëvendësojë holandezin./