22 dhjetor 2009

Iaquinta nuk largohet në janar

Agjenti i Vincenzo Iaquintas, Andrea D’Amico, thotë se klienti i tij nuk do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar dimëror.

Sulmuesi italian aktualisht është duke u rikuperuar nga dëmtimi i meniskut që pësoi në muajin tetor, ndërsa të hënën mediat italiane spekuluan se ai mund të largohet në drejtim të Manchester Cityt, Chelseat apo Bayern Munichut.

“A do të largohet Iaquinta nga Torino? Le ta lëmë të qetë atë”, ka thënë D’Amico për Tuttomercatoweb.com.

Iaquinta ka kontratë me Juventusin deri në vitin 2013, ashtu që pritet qëndrimi tij te Zonja e Vjetër deri në përfundim të kësaj kontrate.