22 dhjetor 2009

Johan Laporta: Robinjo nuk vjen në janar

Barcelona nuk do ta blejë në janar Robinjon, sulmuesin brazilian të Mançester Sitit. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga presidenti i klubit katalanas, Johan Laporta: "Oferta jonë për Robinjon nuk është pranuar, shpjegon ai në një prononcim për kanalin radiofonik ‘RAC-1‘, dhe me skuadrën që kemi, nëse nuk do të ketë gjëra të paparashikuara të orës së fundit, nuk do të bëjmë asnjë blerje në merkaton e dimrit". Me shpërthimin përfundimtar të Pedros, Barcelona është bindur se ka në shtëpi tashmë një pasues të Henrit, pa pasur nevojën të shpenzojë shifra të mëdha për brazilianin e Mançester Sitit. Në ditët e kaluara, në Abu Dhabi, me rastin e zhvillimit të Botërorit për klube, Laporta dhe pronari i Mançester Sitit, Mansur bin Zajed al Nahjam u takuan, por, të paktën zyrtarisht, nuk kanë mundur të flasin për një marrëveshje përfundimtare për blerjen e sulmuesit Robinjo.