07 dhjetor 2009

Hhughes i kënaqur me formën e Tevez

Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, është i ngazëllyer ke formën aktuale të Carlos Tevez.
Tevez shënoi dy gola të shkëlqyeshëm gjatë kësaj jave për të heshtur kritikët, të cilët e kishin vënë në pyetje kontributin e argjentinasit në skuadër.
“Carlos tash po e arrin nivelin e formës fizike për të cilën ai ka nevojë. Ai është një lojtar me shumë energji dhe nëse ai nuk e ka atë nivel të formës fizike, kjo e pakëson ndikimin e tij”.
“Ai ka munguar në gjithë ndeshjet e para sezonit, andaj gjithë këtë kohë është munduar t’i arrijë të tjerët. Por tash ai është në formë dhe çdokush mund ta shohë ndikimin që mund të ketë ai, jo vetëm në ekipin e tij, por edhe te kundërshtarët po ashtu”, ka thënë Hughes