19 dhjetor 2009

Guardiola tejet krenar për fitoren në kupën e botës

Barcelona po e mbyll një vit historic pasi mposhti Estudiantesin për të fituar kupën e botës për klube, dhe Pep Guardiola ishte tejet i ngazëllyer pas ndeshjes.
Ëndrra dukej në fillim se do të përfundonte në një katastrofë, por një rikthim në minutat e fundit ua siguroi atyre fitoren. Duke folur pas ndeshjes, Guardiola tha:
“ Sot një vit më pas, ju betohem se do ti përsërisim ato që i kemi arritur.”
“ Të fitojmë në këtë mënyrë është shumë veçanti. Ne e dinim se do të jetë një ndeshje e vështirë.”
“ Së pari, dua të përgëzoj Estudiantesin, sepse ishte një kundërshtar i vështirë.”
“ Nuk është lehtë të bësh atë çfarë bëmë ne.”
“ Askush më parë nuk e arriti këtë. Dua ti falenderoj lojtarët.”
“ Duhet ta falenderojmë klubin, dhe të gjithë njerëzit që e bëjnë klubin atë çfarë është.”
“ Tani duhet të kënaqemi në pushim, dhe të mendojmë për të arriturat tona.”
“ Sot lojtarët u shpaguan.”
“ Dua ta falenderoj Eto’on dhe të gjithë të tjerët që ishin këtu vitin e kaluar. Ata janë gjithashtu pjesë e suksesit.”
“ Pedro është lojtar me talent enorm, ai ka nuhatje për gol.”
“ Ai na ka ndihmuar shumë.”
“ Ne jemi më shumë se klub. Ne jemi i vetmi klub që sponsorohemi nga UNICEF.”
“ Sa për të ardhmen, ka edhe shumë punë para.” Deklaroi pas ndeshjes Guardiola.