12 dhjetor 2009

Guardiola nuk mendon për Kupën Botërore të Klubeve

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ata nuk e kanë humbur fokusin për derbin lokal kundër Espanyol.
Barcelona do të udhëtojë javën e ardhshme në Kupën Botërore të Klubeve në tentim për t’ia shtuar vitit të suksesshëm edhe një trofe tjetër. Por Guardiola thotë se ata janë më shumë të fokusuar në Espanyol për momentin.
“Për momentin, jemi të përqendruar në ndeshjen e radhës, siç bëmë gjithmonë”, ka thënë Guardiola, i cili thotë se nuk do të kërkojë hakmarrje për humbjen e sezonit të kaluar.
“Do të futemi në këtë ndeshje me të njëjtën dëshirë për të fituar si gjithmonë, nuk ka biseda për hakmarrje. Ajo ndeshje ishte histori, ata fituan pasi e merituan, andaj i uroj dhe kaq”, ka thënë Guardiola.