12 dhjetor 2009

Denilson: Liverpooli nuk mund të fitojë pa Gerrard

Mesfushori i Arsenalit, Denilson, beson se nëse ekipi i tij arrin ta mbulojë Steven Gerrard, ata mund ta mposhtin Liverpoolin nesër në Anfield.
Arsenali për momentin gjendet në pozitën e tretë të tabelës me tetë pikë prapa Chelseat, por mund të shtojë epërsinë në shtatë ndaj Liverpoolit, nëse e mposht këtë ekip.
“Lëndimet na kanë dëmtuar së fundi, por ekipi është tërësisht i përqendruar pasi tash është e pamundshme të dështojmë në Ligën Premier nëse dëshirojmë të kemi ndonjë shans për ta fituar”.
“Nëse Fernando Torres luan nga minuta e parë, nuk do të jetë aq mirë për ne. Por beteja më e madhe do të zhvillohet në mesfushë. Duhet të ndalojmë Gerrard dhe po ashtu të tjerët si Lucas dhe Javier Mascherano, për të shpresuar në fitore”, ka thënë Denilson