14 dhjetor 2009

Gatuzo-Milan, më në fund paqe, bashkë deri në 2012

Përfundon telenovela “Gatuzo”. Mesfushori, që disa javë më parë shprehu dëshirën për t’u larguar, firmosi sot kontratën e re me Milanin deri në 30 qershor 2012.Lajmi është bërë publik në faqen e klubit në internet. “A.C. Milan njofton se futbollisti Rino Gatuzo ka rinovuar kontratën me klubin kuqezi deri në 30 qershor 2012”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit. Në këtë mënyrë, mesfushori u jep fund spekullimeve dhe zërave që e shihnin atë larg Milanit.
Kështu, përfundon telenovela që filloi me pakënaqësinë e vetë Gatuzos ndaj trajnerit Leonardo. Në fakt, kontrata e 32-vjeçarit skadonte në fund të sezonit tjetër, por ai e zgjati “bashkëjetesën” me shoqërinë kuqezi edhe për një vit tjetër.