14 dhjetor 2009

Carvalho: Të githë gabuam kundër Evertonit

Mbrojtësi i Chelsea,Ricardo Carvalho mendon se të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për barazimin 3-3 kundër Evertoniit në Stamford Bridge.
Blutë e Londrës nuk kanë pranuar 3 gola në shtëpi në dhjetë ndeshjet e fundit dhe faji i ishte lënë më shumë portierit Petr Cech i cili ka qenë i kritikuar nga tifozët për performancen e tij,por Carvalho mendon se edhe mbrojtja duhet të mbajë përgjegjësi.
“Për çdo gabim ne pranuam gol”,deklaroi Carvalho për London Evening Standard.
“Jemi duke luajtur mirë por duhet të tregohemi më kompakt në ndërprerje,gjuajtje të lira dhe goditje nga këndi [ Kornerë].
“Kur dikush bën gabim duhet të jesh aty për ti nihmuar”.
Ish-mbrojtësi i Portos do ta luajë ndeshjen e 200 për Chelsean të mërkurën kundër Portsmouth dhe do të ishte rezultat pozitiv për të po ti fitonte tre pike.
Ai shtoi : “ Mendoj se po luaj më mirë se vitin e kaluar.Tani nuk mund të kënaqem sepse jemi duke humbur apo barazuar.Jam paksa i frustruar”.