16 dhjetor 2009

Gago Drejt Evertonit ?

Si duket telenovela e argjentinasit Fernando Gago te Reali i Madridit është ka fundi i saj. Sipas mediave argjentinase Gago dëshiron të braktis radhët e skuadrës “mbretërore” dhe ti bashkëngjitet skuadrës angleze të Evertonit.
23-vjeçari në “Santiago Bernabeu” arriti dy vjet më parë, por nuk arriti që të jetë një lider në mesfushë, sidomos pas ardhjes në skuadër të futbollistëve si xabi Alonso dhe Lassana Diara.
Edhe skuadra italiane e Fiorentinës është e interesuar për shërbimet e argjentinasit, por sipas informacioneve të fundit skuadra angleze është shumë më afër nënshkrimit të kontratës me futbollistin i cili karrierën e tij e kishte filluar në vendlindje te skuadra e Boka Xhuniors.
Gago dëshiron që të jetë pjesë e kombëtares së Argjentinës për Kupën e Botës në Afrikën e Jugut gjatë vitit 2010 dhe mënyra e vetme është që ai të luaj titullar në ndonjë skuadër, pasi një gjë e tillë është e vështirë të ndodhë si pjesë e skuadrës së Real Madridit.