04 dhjetor 2009

Figo : Lëreni Ronaldon

Luis Figo sot i ka bërë thirrje lojtarëve të ‘’ gjeneratës së re ‘’ të kombëtares portugeze që të dalin nga hije e Cristiano Ronaldos, që të shkëlqejnë në botërorin 2010.
37 vjeçari është njeriu që ka më shumë paraqitje në fanelën e portugalisë, gjithsejt 127. Figo thotë se Portugalia duhet të punoj shumë që të jetë në hap me favoritët.
“ Ne duhet të përmirësohemi dhe të jemi më të mirë. Ne patëm një kualifikim të vështirë por tani jemi përtej dhe duhet të realizojmë mirë atë që patëm gabim.”
“ Nuk është ekip perfekt. Më e rëndësishme është cilësia e secilit lojtar.”
“ Portugalia nuk është e Cristiano Ronaldos, ne kemi lojtarë tjerë të talentuar si Bruno Alves dhe Raul Meireles.”
“ Shpresoj se lojtarët e rinj do të shkëlqejnë. Gjenerata e re është e mirë që mund ti ndihmoj shumë portugalisë.”
I pyetur se cilat janë gjasat e Anglissë, Figo tha: “ Anglia është e fortë – ata kanë lojtarë të mëdhenjë, që luajnë në top ekipet e anglisë, pra do të jetë një ekip i vështirë për tu sfiduar.”
“ Kanë një trajner që ka patur suksese në të gjitha klubet që i drejtoi. Lojtarët humbën kampionatin e kaluar europian kështu që janë të motivuar.” Deklaroi FIGO.