04 dhjetor 2009

Skandaloze : Interi ka gisht në Calciopoli

Një ish gjyqtar anësor ka bërë disa pohime sensacionale…

Rosario Coppola, një ish gjyqtar anësor i Serie A, ka akuzuar Interin se ka provuar të influencoj arbitrat, pasi që gjyqi i Calciopolit në Napoli po zbulonte disa prova shokuese.

Coppola ua ka thënë gjykatësve në seancën dëgjimore të së premtës se Inter ka tentuar të shfrytëzoj fuqinë që të ndikoj në të, për ta mohuar një incident të Ivan Cordobas kundër Venezias.

“ Më kanë thënë se njerëzit nga paneli disciplinor do të më thëritnin për të dëshmuar rreth çështjes Cordoba.”

“ Interi më tha që të pohoj se ishte një shtyrje, dhe jo grushtim. Më kanë thënë që Interi është klub i rëndësishëm, dhe që unë duhej ti fshihja faktet e këtij incidenti. Unë refuzova ta bëj këtë, dhe si rezultat, më kurrë nuk e kam parë me sy Serien A.”

“ Të gjitha klubet me fuqi, ato me peshë, ato bëjnë rekomandime dhe influencime në drejtim të gjyqtarëve.” Deklaroi Coppola

Avokati i Luciano Moggit ishte gjithashtu në këtë seancë dëgjimore, duke pohuar se qëndrimet e Coppolas ndaj gjyqit treguan se Calciopoli ishte vepër e Interit për ta shkatëruar Juventusin.

“ Me fjalët e Coppolas po vërtetohet se objektivi ishte shkatërimi i Juventusit dhe Moggit.” Tha avokati Maurilio Pioreschi.