19 dhjetor 2009

Ferrara: Hiddink? Nuk di asgjë !

E ardhmja e trajnerit të Juventusit Ciro Ferrara nuk është aspak stabile pas paraqitjeve të tmershme, dhe siç raportohet nga mediat Italiane, tanimë Juventusi kishe arritur një para-marveshje me Guus Hiddink për të marrë stolin e Bianconerëve.

Sidoqoftë, Ferrara deklaroi se ai nuk do të largohet, edhe pse ai pëson, ai thotë se pësimte dhe gabimet do të shëndrohen në mësime pasi që është i ri.

“ Nuk është një katastrofë siç kishin proklamuar disa prej jush. Kjo nuk është press konferenca ime e lamtumirës.” Theksoi Ferrara për La Gazzeta dello Sport.

“ Nuk dua të kërkoj falje, jam i vetdishëm. Jam këtu për të bërë punën time dhe të përmirëosj veten. Unë kam bërë gabime, por kjo është pjesë e punës.”

“ Hiddink? Është e ngjashme me klimën në Rusi…nuk brengosem për këtë çështje.” Përfundoi Ferrara.