19 dhjetor 2009

Benzema ka filluar të mendoj për sfidën ndaj Lyon

Karim Benzema do të ndeshet me ish-klubin e tij në 1/16 të Ligës së Kampionëve.
Shorti i Ligës së Kampionëve ka vërë në dukje disa përballje interesante. Karim Benzema do të udhëtoj me Real Madrid në Francë për tu përballur me ish-klubin e tij Olympique Lyonnais.
Benzema kaloi pesë vite me Lionin para se të transferohej në Real Madrid këtë verë për 35 milion euro.
“Të luajsh kundër Lionit do të thotë shumë, “ tha 22 vjeçari.
“Lyon do të jetë një kundërshtar i vështirë. Ai është një ekip i mirë me eksperience të madhe në Ligën e Kampionëve. “
Benzema shpreson që të shenoj gol sonte kundër Real Zaragozas pasi që do të ishte një dhuratë e mirë për ditëlindjen e tij.
Los Blancos janë aktualisht pesë pikë prapa kampionit aktual Barcelona, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.