17 dhjetor 2009

Fansat e Realit dëshirojnë rikthimin e Carlos

Fansat e Realit të Madridit, kërkojnë që ish-mbrojtësi i këtij klubi, Roberto Carlos, të rikthehet në muajin janar.
Braziliani, i cili aktivizohet te Fenerbahce, do të jetë pa kontratë në fund të këtij muaji dhe ka ofruar të rikthehet në Real Madrid, që po dështon të zgjidhë problemet në mbrojtje.
Rreth 100 mijë fansa kanë votuar në favor që braziliani të rikthehet në Madrid, në një sondazh të organizuar nga Marca.
Reali do të duhet të veprojë shpejt, pasi Roberto Carlos tashmë ka një marrëveshje verbale me ekipin brazilian Corinthians, për t’iu bashkuar në sezonin 2010.