17 dhjetor 2009

Liverpool kërkon huazim gjashtëmujor të Nistelrooyt

Liverpooli raportohet se është i gatshëm të nënshkruajë me sulmuesin e Real Madrid, Ruud van Nistelrooy, si huazim gjashtëmujor.
Daily Mail shkruan se ish-sulmuesi i Manchester Cityt, i cili dje kaloi një tjetër operacion të suksesshëm për të larguar bajamet, dëshiron të largohet nga Reali i Madridit në kërkim të një vendi të sigurt startues me qëllim që të jetë pjesë e Kupës Botërore me Holandën.
Liverpool ngurron të nënshkruajë kontratë të përhershme me Van Nistelrooy por, Rafa Benitez e di se ka nevojë për dikë që do të luajë në krah të sulmuesit kryesor Fernando Torres për të ringjallur sezonin e resave.
Por, Reali dëshiron ta largojë 33-vjeçarin një herë e përgjithmonë. Për Nistelrooy thuhet se kanë treguar interesim edhe Arsenal dhe Blackburn Rovers.