27 dhjetor 2009

Fabregas i lënduar sërish

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka konfirmuar se mesfushori spanjoll Cesc Fabregas ka një rikthim të lëndimit të tij të mëhershëm.
Cesc Fabregas ndihmoi Arsenalin të shënojë fitore 3-0 ndaj Aston Villas, pasi u inkuadrua si zëvendësues në pjesën e dytë të ndeshjes, por kjo mund t’u kthehet më keq topçinjve.
“Është një përsëritje e lëndimit të tij. E dinim para ndeshjes se nuk ishte moment i përkryer. Do të shohim nëse do të kemi pendime të shpejta ose të gjata. Nuk besoj se është shumë keq, ai nuk mendon se është keq”, ka thënë Wenger.