27 dhjetor 2009

PSG interesohet për Drenthe

Klubi francez Paris Saint Germain raportohet se është duke e kërkuar mbrojtësin e Real Madridit, Royston Drenthe.
Gazeta franceze Le Parisien thotë se PSG është duke u përpjekur të arrijë marrëveshje me holandezin që në muajin janar.
Drenthe është hequr nga lista e lojtarëve të ekipit të parë, me Marcelo dhe Alvaro Arbeloa që janë në radhë para tij. Edhe pse holandezi do të dëshironte të qëndrojë te klubi ‘i ëndrrave’, mosaktivizimi i tij mund ta nxitë atë të pranojë largimin.