15 dhjetor 2009

Fabregas: Fuqia fizike nuk është çelës suksesi

Kapiteni i Arsenalit Cesc Fabregas beson se skuadra e Arsenalit ka demonstruar se një ekip futbolli nuk ka nevojë për prezencë të fuqisë fizike për të qenë e suksesshme.
“ Futbolli nuk ka lidhje me trupin. Ne kemi parë ekipe të suksesshme në të kaluarën pa ndonjë prezencë fizike të cilët mund të luajnë futboll të mirë.”
“ Në pjesën e dytë në Liverpool treguam se nëse luani futboll të mirë, ska kush të ju ndal.”
“ Çfarë kemi mësuar viteve të kaluara është se një klub futbolli nuk i takon një lojtari apo dy, i takon krejt ekipit.”
“ Në pjesën e parë nuk treguam më të mirën, por erdhën në lojë, që është shenjë e një skuadre të madhe. Ne mund të përmirësohemi. Edhe ekipi më i mirë në botë mund të përmirësohet.”
“ Por, deri te titulli është dhe një rrugë e gjatë dhe është gara më e hapur se kurrë. Mund të shihni se secili ekip mund ta mposht liderin, që është mirë për spektatorët dhe të gjitha ekpet. Jemi të lumtur me situatën aktuale.”