15 dhjetor 2009

Roberto Carlos: Dua të kthehem te Reali

Në një intervistë ekskluzive për të përditshmen sportive madrilene Marca, Roberto Carlos ka shprehur hapur dëshirën e tij për tu rikthyer te Real Madridi dhe për ti ndihmuar merengezëve ta fitojnë trofeun e dhjetë të Ligës së Kampionëve.
Me portugezin e lënduar Pepe i cili do të mungoj për pjesën tjetër të sezonit, Real Madridi po shikon mundësinë e tërheqjes së Sergio Ramos në qendër të mbrojtjes nëse Garay dhe Arbeloa nuk paraqiten ashtu si duhet.
Roberto Carlos nga ana tjetër e ka bërë të çartë se ai duhet ti shkëpus shumë kontrata për rikthimin në Real Madrid.
Roberto Carlos gjendet nën kontratë me Fenerbahcen deri në fund të sezonit. Sipas një marveshjeje verbale Roberto Carlos duhet të rikthehet për sezonin tjetër te Corinthians përkrah Ronaldos ( i vjetri ).
Sidoqoftë, sipas mbrojtësit, nëse Real Madridi do e thëriste, “ do të largohesha që tani.”
Roberto Carlos fitoi tre tituj të Ligës së Kampionëve sa ishte në Real Madrid. Roberto Carlos konsiderohet si njëri prej mbrojtëse më të mirë të krahut të majtë në histori të futbollit.