06 dhjetor 2009

Dua të falenderoj…

Fituesi i topit të artë për vitin 2009 Lionel Messi e morri çmimin në Francë sot në mëngjes, dhe ylli i Barcelonës falenderoi bashkëlojtarët që e lanë ta fitoj këtë çmim.
Argjentinasi mblodhi plot 473 pikë, dyfish më shumë se Ronaldo në vendin e dytë, dhe tre herë më shumë se Xavi në pozitën e tretë.
Gjatë ceremonisë që u transmetua në televizionin francez, Messi shfrytëzoi rastin që ti falenderoj të gjithë lojtarët e Barcelonës për sukseset.
“ Unë e dedikoj topin e artë kolegëve të mi, dhe e ndaj këtë trofe me ta. Dua të falenderoj familjen, miqtë, dhe vëllezërit e mi që janë gjithnjë pranë meje.”
Messi menjëherë foli për rifitimin e këtij çmimi vitin e ardhshëm, duke thënë se dëshiron të dërgoj Barcelonën në suksese edhe më të mëdha se në vitin 2009.
“ Shprehimisht, unë mund ta fitoj atë përsëri, do të ishte mirë ta fitoja prap. Por kjo varet se sa sukses do të kemi me Barcelonën dhe sa do të arrij Argjentina në kampionatin botëror.”
Messi u shpreh dhe për lojën me dorë të Thierry Henrys në kualifikime.
“ Nuk e di se çfarë do të bëja kundër kësaj gjëje. Mendoj se Henry bëri gjënë e duhur, kërkoi falje dhe nuk mund të ja lëmë fajin atij.” Përfundoi Messi.