06 dhjetor 2009

Everton bën rikthim senzacional

Everton ka arritur të nxjerrë një pikë të artë pasi që riktheu rezultatin në mënyrë senzacionale në dhjetë minutat e fundit të takimit.
Skuadra e David Moyes përsëri ishte e pafat në pjesën e parë pasi që ashtu si ndaj Liverpoolit edhe ndaj Tottenhamit mungonte konkretizimi i rasteve.
Nga ana tjetër mysafirët ishin më solid, duke mbajtur balancin në pjesën e parë, dhe duke shënuar në pjesën e dytë.
Me të filluar pjesa e dytë, golashënuesi më i mirë i premier ligës Jermaine Defoe shënon për 1-0 për mysafirët.
Në minutën e 59 vjen dhe goli i dytë i takimit nga Michael Dawson i cili tregohet i pamëshërishëm ndaj Toffees, duke menduar se kishin siguruar tri pikë të reja.
Mirëpo, vendasit rikthehen në takim në minutën e 78 kur shënon Luis Saha i cili mëtoi të ishte goli i nderit por kjo nuk ishte e tëra.
Protagonisti kryesor i takimit ishte Tim Cahill i cili në minutën e 86 barazon rezultatin në 2-2 duke i dhënë shpresa skuadrës së tij se do të mund të merrte tri pikë, por nuk ja doli deri në fund.
Tottehnami kështu mbetet në pozitën e katërt në tabelë me 9 pikë më pak se Chelsea, 7 pikë më pak se Man.Utd dhe një më pak se Arsenal që është në pozitën e tretë.