01 dhjetor 2009

Drogba lavde Ançelotit: Është një traner i madh

Sulmuesi afrikan i Çelsit, Didier Drogba, ka lëshuar fjalë të “ëmbla” në drejtim të teknikut italian, duke shtuar se me të Blutë mund të fitojnë Premier Ligën.“Ançeloti është një trajner i madh, që na ka sjellë në krye të kampionatit me anë të “kurës” së tij të detajeve dhe me anë të pozitivitetit që përcjell. Ai ka një personalitet të jashtëzakonshëm, edhe pse nuk donte të ndryshonte gjithçka kur erdhi këtu.”, deklaroi Drogba.
Sulmuesi nga Bregu i Fildishtë shtoi se Ançeloti punoi në bazë të themeleve të ngritura nga Gus Hidink, por duke u përmirësuar. “Në dhomat e zhveshjes me të mund të bësh shaka dhe mentaliteti tij fitues në fushë është shumë i qartë”, theksoi ai. Në këtë mënyrë, njeriu i ditës në Premier Ligë, ia njeh Karlo Ançelotit meritat për kryesimin e kampionatit anglez nga Çelsi.