03 dhjetor 2009

Diego e dëshiron Mesut Ozil në Juventus

Mesfushori i Juventusit, Diego, dëshiron ta shohë ish-bashkëlojtarin e tij te Werder Bremen, Mesut Ozil, të luajë krahas tij te klubi italian.

Ozil shihet si një prej talenteve të rinj më të mirë në Evropë dhe është shtyllë e klubit gjerman pas largimit të brazilianit.

“Një ditë do të doja të luaj sërish me Mesut Ozil. Mesut është duke treguar gjithë potencialin e tij. Nëse ai vazhdon të luajë kështu, klubet më të mëdha evropiane do të dëgjojnë dhe do të nënshkruajnë me të”.

“Shpresoj se unë do të jem në gjendje të luaj me të në të ardhmen. Ka pasur një mirëkuptim në mes nesh. Kemi kaluar kohë të mira. Do të ishte e shkëlqyeshme të luajmë së bashku sërish”, ka thënë Diego.