03 dhjetor 2009

Guti dëshiron të transferohet në Itali

Mesfushori spanjoll Guti mund të largohet nga Reali i Madridit që në afatin kalimtar të janarit, bëjnë të ditur mediat spanjolle.
El Mundo Deportivo shkruan se Guti mund të lërë La Ligën për Serie A gjatë afatit kalimtar dimëror. Përfaqësues të Realit pritet të udhëtojnë në Itali në ditët e ardhshme për t’u takuar me ekipet e interesuara, përfshirë Interin, Milanin dhe Sampdorian.
Një pengesë mund të jenë kërkesat e vetë lojtarit, që merr një pagë prej 4 milionë funtesh në vit./